Sfida të rëndësishme për javën e 35-të u luajtën në Seria A italiane. Atalanta arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Lacios, me shifrat 1-3.
Ishte Parolo që zhbllokoi shifrat për ekipin e Inzagit që në minutën e tretë, por zikaltrit e Gasperinit, përmbysën gjithçka. Zapata shënoi në minutën e 22-të duke barazuar shifrat, ndërsa Kastanj në të 58-tën, përmbysi gjithçka.
Për të siguruar tre pikët, mendoi edhe Gjimshiti nga mbrojtja. Në të 76-tën, ai kërceu më shumë se të gjithë në një goditje këndi, por gjithsesi nuk arriti ta prekte, dhe topin drejt portës së Strakoshës, e shtyu Uallas, që i “fali” dhe golin e tretë Atalantës. Me këtë fitore, Atalanta mbetet në vendin e katërt me 62 pikë, duke e siguruar edhe për këtë javë këtë pozicion.
Në takimet e tjera, Frosinone ishte pranë nëj fitore në fushën e Sasuolos, teksa pas 36 minutash kryesonte 0-2 me gola të Samarkos dhe Paganinit, por në të dytën, Ferrari dhe Babakr shënuan për Sasuolon, dhe në fund sfida u mbyll në barazim 2-2.
Barazim mes 6 golave edhe në sfidën mes Parmës dhe Sampdorias. Sfida u mbyll në shifrat 3-3, ndërsa dy gola për Sampin u shënuan nga Fabio Kualjarela, që vazhdon në krye të golashënuesve me 25 gola në total.
