Të tjera detaje kanë dalë për vrasjen e bariut shqiptar, Qamil Hyraj, disa muaj më parë në Itali.
Sipas mediave, Gjykata e Kasacionit shfuqizoi dënimin me 21 vjet e 4 muaj burg ndaj sipërmarrësit bujqësor Giuseppe Roi, i akuzuar për vdekjen e bariut shqiptar Qamil Hyraj.
Hyraj ishte në moshën 23-vjeçare kur u vra me plumb në ballë, mëngjesin e 6 prillit 2014 në fshatin Porto Cesareo, në Torre Castiglione. Gjykata ka urdhëruar që të merret një vendim i ri apeli për të përcaktuar krimin, vrasje me dashje ose nga pakujdesia siç pretendohet nga avokatët mbrojtës Francesca Conte dhe Roberto Sisto. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka vendosur tashmë parashkrimin e krimit të armëmbajtjes.