2 doganierë në Doganën e Kakavijës janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur ne kërkim pasi akuzohen se në këmbim të ryshfetit kanë lënë kalimin e 4 kamionëve, 1 trajleri dhe një furgoni pa u kontrolluar. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 6 shoferët që në kamionët e tyre kishin mallrat të kontrabanduara.
Operacioni i urdhëruar nga Prokuroria Gjirokastrës, nisi prej mëngjesit të së shtunës deri në orët e para të së dielës dhe u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës.
Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës Ardit Abrija, i cili është vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abria, doganieri i kontrollit fizik, Eliod Shurdhaj dhe u shpallën në kërkim Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani).
