Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi mbrëmjen e së dielës në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:37, në lagjen 18 Tetori.
Lënda shpërthyese, është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe 3 herë të tjera në të shkuarën. Nga ngjarja raportohet për dëme të shumta materiale. Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert, ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe
