Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Pse dukemi më mirë para pasqyrës sesa në foto

22:48 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasqyre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesatarisht femrat shikohen në pasqyre mbi 70 herë brenda një dite dhe nuk është befasi, pasi që duhet të bëhemi gati, të sigurohemi se i kemi flokët në rregull dhe ta vëmë makijazhin. Megjithatë, relaksohuni, nuk jeni e vetmja që ndiheni kështu. Në fakt, ka edhe shpjegim shkencor për këtë.

Çfarë shohim kur e shikojmë veten në pasqyre nuk është realitet, reflektimi i pasqyrës është version i përmbysur i asaj se si dukemi vërtet.

Dhe pasi që shikohemi në pasqyre çdo ditë, ne jemi të mësuar me ndjenjën e versionit të përmbysur. Kështu nëse nuk e shihni veten shumë shpesh në fotografi, ju vërtet nuk e dini se si dukeni, prandaj është në rregull nëse tronditeni pak.

Kur shikojmë në pasqyre, ne kemi kontroll të plotë dhe të menjëhershëm. Nëse nuk na pëlqen këndi, ne reagojmë menjëherë duke e ndryshuar fytyrën dhe duke e korrigjuar mënyrën si qëndrojmë, por edhe duke e ndryshuar shprehjen e fytyrës për të formuar pamje më të kënaqshme.

Kur vjen fjala për fotografitë, ne e shohim veten pasi të është bërë fotografia.

Truri funksionon në atë mënyrë sa nuk i vërejmë dallimet e ndriçimit kur shikojmë në pasqyre sepse truri automatikisht e barazon atë dhe na shfaq fytyrën tonë afër asaj se çfarë jemi mësuar të shohim.

Kamera nuk funksionon në këtë mënyrë dhe i kap të gjitha nuancat dhe hijet. Në pasqyre shohim vetëm detaje të caktuara.

Kur shikojmë në pasqyre, zakonisht fokusohemi në një pjesë të caktuar të fytyrës, siç janë buzët, hunda, sytë, etj. dhe nuk e perceptojmë se si duken të gjitha së bashku.

Kur shikojmë në fotografi, ne të gjitha i përjetojmë menjëherë dhe e gjykojmë performancën: mënyrën e qëndrimit, shprehjen e fytyrës dhe çdo gjë tjetër që nuk i kemi kushtuar vëmendje.

Askush nuk ka fytyrë absolutisht simetrike. Ne jemi mësuar ta shohim veten në një apo disa kënde të caktuara dhe shpesh mendojmë se njëra anë e fytyrës është e njëjtë me tjetrën. Kjo është arsyeja pse ndihemi si person krejt tjetër kur e shohim veten në fotografi dhe ndihemi më pak joshës.

Femrat Foto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meghan Markle dhe Princi Harry festojnë 8-vjetorin e martesës, çifti ndajnë momente të veçanta nga dasma

22:00 / May 20, 2026

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

Foto/ Ky është autori i grabitjes së ‘Fibank’ në Tiranë

13:23 / February 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.