Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet?
Astrologia e njohur Meri Gjini ka folur në një emision televiziv për disa nga periudhat më të vështira të vitit ku duhet të shmangim ngjarjet e rëndësishme.
“Në 24 do të jenë disa momente që nuk duhet të vendosim gjëra të rëndësishme në axhendën tonë.
Do të jenë ditë me ngjarje shumë të forta dhe do të jetë e vështirë t’i qëndrojmë besnik axhendës.
Periudhat janë:
Nga data 2 deri në 25 prill. Datat 13 deri në 18 korrik. 6 gusht deri në fund të muajit dhe 27 nëntor deri në mes të dhjetorit.
E pyetur se cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin e ardhshëm, Meri Gjini theksoi se ndahet në dy periudha.
“Në 6-mujorin e parë ato që do të ndihmohen do të jenë Peshqit, Bricjapi dhe Peshorja. Ndërsa në 6-mujorin e dytë do të jenë Dashi, Ujorët, Shigjetarët dhe Gaforrja.”-tha astrologia.
