Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllezërit Halili e rrahën pasi u ngacmoi mbesën në Instagram/ Detajet pse Koleci qëlloi ndaj tyre

14:42 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7532
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar pasditen e të dielës në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili.

I riu vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, teksa mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth dy muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.

Burime bëjnë me dije se Jetmir Koleci, dyshohet se me një llogari false në Instagram i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar. Vajza e mitur, edhe pse llogaria në fjalë ka qenë pa emër real, mësohet se ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.

Për këto mesazhe ajo ka njoftuar familjarët e saj dhe disa prej vëllezërve të familjes Halili mësohet se e kanë dhunuar Kolecin. Ai është rrahur rreth një muaj më parë dhe ka përfunduar në spital, por ka refuzuar të tregojë detaje për policinë duke deklaruar se nuk i njihte personat që e kanë rrahur.

Pas kësaj ngjarje, burime bëjnë me dije se për disa ditë me radhë Jetmir Koleci ka provokuar vëllezërit Halili, duke xhiruar gomat e makinës para tyre, deri pasditen e të dielës kur ata kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar, Koleci  ka qëlluar me armë. Mësohet se Ilir dhe Astrit Halili kanë pretenduar në Polici se Jetmir Koleci ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri, por sipas autoriteve, ai ka qëlluar në ajër nga frika dhe është larguar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.