Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarrfikësi tregon orët e vështira në Lushnje për të shpëtuar banorët e pallatit: Tymi ta jep vdekjen…

15:31 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7539
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e 25 dhjetorit, arbitri lushnjar Laver Alla, me profesion zjarrfikës, u thirr në detyrë për të shuar zjarrin në qendrën tregtare “Metropol”.

Ai rrëfen momentet e tmerrit kur u gjendën mes tymit.

“Nuk mund të përballohej ajo temperaturë. Ne u munduam, u afruam afër duke lagur shokët me tubën e ujit.  Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha brenda dhe nuk mund të hyje dot edhe më thellë sepse zjarri po kalonte sipër”, tha zjarrfikësi.

Alla ishte mes zjarrfikësve që kërkuan ndihmë në spital por më pas u rikthye në luftë me flakët sërish.

“Ndenja nja 10 minuta në spital, bëra matjet e nevojshme dhe u riktheva përsëri. U pozicionova në hyrje të pallatit. Me kolegët e Beratit i kemi rënë çdo dere kati për t’u siguruar. Për fat të mirë nuk kishte asnjë njeri”, tregon ai.

Në një punë ku jeta është në fije të perit, zjarrfikësit i duhet të jetë gati për gjithçka por lodhja dhe rreziku harrohet kur ngjarje si ajo që ndodhi në Lushnjë përfundojnë pa viktima.

“Tymi ta jep vdekjen shumë avash dhe mund të mos e kuptosh. Kisha një shokun tim që nuk po e kuptonte, vetëm kur vari kokën. E kemi marrë me kolegët e tjerë dhe e kemi zbritur. Pas 1 ore më ndodhi edhe mua”, tha ai.

Ngjarje të tilla nxjerrin në pah dhe më të mirën e njeriut, solidaritetin që u shpreh nga shumë qytete të tjera nga ku u dërguan zjarrfikësit kolegë të cilët Laver Alla sot i falënderon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.