Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kontrolli zbulon telefonin e Indrit Shaqës në qeli: Ia bleva në burg Sokol Mjacajt 200 mijë lekë

19:25 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Indrit Shaqja 750x443 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aparat celular e ka vënë para përgjegjësisë ligjore të dënuarin më burgim të përjetshëm Indrit Shaqen. Para gjykatës së Elbasanit, ai ka treguar se telefonin e gjetur në një kuti prej druri ia ka blerë të dënuarit tjetër Sokol Mjacaj. Në këtë situatë, ai kërkon që të distancohet nga vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së Peqinit

Indrit Shaqja i dënuari më burgim të përjetshëm dhe së fundmi i vënë në akuzë për shkak të një telefoni të gjetur në qelinë e tij kërkon që të distancohet nga vrasja e Arben Lleshit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • sokol mjacaj 2
    Kujt i përkiste telefoni brenda dhomës ku u vra Lleshi? Shaqja arrestohet nga policia gjyqësore
  • burg 2
    Si ndodhi vrasja me pagesë brenda qelive të burgut të Peqinit dhe kush e futi armën

Shaqja ka treguar se aparatin celular ia ka blerë për 200 mijë lekë, ekzekutorit të Arben Lleshit, Sokol Mjacajt.

Sipas tij telefoni ishte blerë kohë më parë dukë u treguar i rezervuar për detajet se kur ka ndodhur blerja dhe nëse telefoni ka qenë në përdorim të Mjacaj më parë.

Në të tilla kushte, aparati smartphone është dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku do shikohen komunikimet që vetë të dënuarit kanë patur me njëri-tjetrin. Burimet i thanë Ora News së Sokol Mjacaj vetëm një vit më parë i janë kapur 2 aparate celularë ku i fundit ishte me datën 23 qershor.

Të tre telefonat janë smartphonë dhe kanë të regjistruara aplikacione komunikimi për të cilën hetuesit po përpiqen të marrin më shumë të dhënë si dhe për të zbuluar detaje si nga vrasjen e Arbën Lleshit por edhe nga krimet e tjera.

Deri në këtë fazë Sokol Mjacaj vijon t’i qëndrojë dëshmisë se ka qenë një konflikt për të cilën ka provokuar edhe ngjarjen me armë më 15 dhjetor.

Por hetuesit kanë dyshime se vrasja e Arben Lleshit ka ardhur e iniciuar nga jashtë dhe për këtë është kryer pagesë.

Dyshimet lidhen edhe me dëshminë e Indrit Shaqës i cili ka treguar se i kanë ardhur dy letra duke i ofruar para nëse kryen vrasjen e Lleshit. Për këtë krim të rëndë u arrestuan 12 drejtues dhe oficer të policisë së burgjeve, por në gjykatë vetëm njëri prej tyre fitoi lirinë.

Indrit Shaqja Mjacaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.