Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata e Lartë e Rusisë lë në fuqi vendimin/ Ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale e ish gazetares Duntsova

20:56 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yekaterina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë e Rusisë mbajti në fuqi vendimin për të ndaluar kandidimin në zgjedhjet presidenciale të marsit të 2024 për ish gazetaren Yekaterina Duntsova, e cila është kundër luftës në Ukrainë. Njoftimin mbi vendimin e gjykatës e bëri vetë zonja Duntsova të mërkurën.

Anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve votuan njëzëri për të mos pranuar kandidaturën e zonjës Duntsova, duke përmendur një “numër shkeljesh” në dokumentet, që ajo kishte dorëzuar për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm.

Në një postim në platformën Telegram, zonja Duntsova konfirmoi se apeli i saj kundër vendimit ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë.

Ajo tha se tani planifikon të formojë një parti politike për njerëzit që duan “paqe, liri dhe demokraci”, që sipas ish gazetares Duntsova, përfaqësojnë miliona rusë, zëri i të cilëve nuk po përfaqësohet.

Yekaterina Duntsova, e cila nuk njihet mirë në Rusi, gjë që e ka pranuar edhe vetë, por që ka një grup të fortë mbështetësish prej mijëra njerëzish në vendin me 140 milionë banorë, i ka thënë më parë agjencisë së lajmeve Reuters se ajo është përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga gara për president të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimet e tij janë të bazuara në rregullat në fuqi dhe se përgjegjësia e tij është të garantojë respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë ata që duan të bëhen kandidatë për president.

Presidenti aktual Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër për më shumë se 20 vjet dhe nuk përballet me konkurrencë serioze, pritet të fitojë me lehtësi një mandat tjetër gjashtë vjeçar në muajin mars.

Kremlini përmend sondazhet, të cilat i japin 71 vjeçarit Vladimir Putin 80 për qind mbështetje për punën e tij si president i vendit dhe thotë se shumica e rusëve mbështesin luftën në Ukrainë, që Moska e quan si “Operacion Special Ushtarak”.

rusi yekaterina duntsova Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.