Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Refugjatët “festojnë” në kufi

19:18 / December 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 51 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtur të hapura pikat kufitare, tha të enjten presidenti meksikan pasi disa kalime kryesore hekurudhore u mbyllën përkohësisht për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që mbërrinin në kufirin Meksikë-SHBA.

Marrëveshja sipas presidentit Lopez Obrador, u arrit gjatë takimit të sotëm mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken me Presidentin meksikan në kryeqytetin e Meksikës. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që Meksika të ndalojë fluksin e dhjetra mijëra migrantëve që po vazhdojnë rrugëtimin nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore drejt Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës.

Mijëra emigrantë, që synojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, i kaluan Krishtlindjet duke ecur drejt kufirit SHBA-Meksikë. Kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, ata ishin mbledhur për muaj të tërë në Tapachula, një qytet në shtetin juglindor të Meksikës, Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën. Kjo ishte pika e nisjes për udhëtimin e karvanit në veri.

“Këtu ka fëmijë dhe gra me lëndime në këmbë, të dehidratuara. Është e vështirë të kërkosh ëndrrën amerikane. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria të paktën të na japë leje për të kaluar”, thotë Rosa Alegria, migrante nga El Salvadori. Karvani u nis vetëm disa ditë përpara takimit që u mbajt sot në kryeqytetin meksikan mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Presidentit Lopez Obrador. Veç në muajin dhjetor, rreth 10,000 emigrantë arrestoheshin çdo ditë në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.