Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Anëtarët e rinj të FSK, Osmani: Mbrojeni atdheun njësoj si UÇK. Albin Kurti: Shërbeni si shqiponja!

16:22 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti dhe Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

325 anëtarë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, numri më i lartë ndonjëherë. Të pranishëm në këtë ceremoni të betimit ishin edhe autoritetet më të larta shtetërore, të cilët njëherazi u shprehën krenarë me arritjet e FSK-së.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shprehu vlerësime të larta nga ky sukses i ushtarëve të rinj, për të cilën tha se të njëjtit janë trashëgimtarë të UÇK-së. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se ndihet krenar me arritjet e Ushtrisë së Kosovës. Ai u zotua para ushtarëve që qeveria do ta përkrahë gjithmonë këtë institucion.

“Të dashur ushtar të rinj të kësaj gjenerate, jam krenare që sot ju mbani uniformën e Forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të UÇK-së dhe jam krenare veçanërisht me hapin e parë që hodhët në pragun e komandës së doktrinës dhe stërvitjes duke prekur ëndrrën tuaj për t’u bërë ushtar e ushtare të FSK-së e duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, Republikës së Kosovës”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

“Me ju sot po shënojmë pothuajse dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë, teksa kemi katërfishuar trajnimet e ushtarakeve në raport me qeverisjet e kaluara. Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinjtë e të reja si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e FSK-së”, tha Kurti.

osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.