Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko shpërthen në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit: Ja çfarë do të bëja po të isha deputet

22:35 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko, deklaroi në studion e “3D” se dalja nga skena politike e ish-kryeministrit Sali Berisha do të shënonte “fillimin e fundit të tranzicionit” politik në Shqipëri.

“Historia nuk fillon me z. Berisha, as regjimi i Ramës nuk filloi sot që i filluan hallet atij, për të qenë autoritar, diktatorial etj. Për këtë arsye u bë çadra, u dorëzuan mandatet në parlamentet, nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale dhe për arsye të manipulimit të votave, Rama fitoi pushtetin dhe opozita humbi. Çështja është se Berisha i përdor këto, sepse ata elementë që duhen zgjidhur nga drejtësia kërkon t’i zgjidhë me mjete politike. Ky është konflikti. Një regjimi të cilit z. Berisha dhe njerëzve të vet është duke i firmosur gjithmonë e më shumë leje ndërtimi, me të njëjtët oligarkë, unë këtë nuk e pranoj. Këta janë bashkë dhe prandaj kam reaguar sot duke thënë se po të isha deputet në sallë do të kisha votuar për heqjen e imunitetit të z. Berisha. Politikisht ka ardhur momenti për t’i thënë ‘stop’. Sikur të ndodhë që z. Berisha të dalë nga politika, ky do të jetë fillimi i fundit të tranzicionit, sepse tranzicioni do të plotësohej edhe me daljen nga politika të z. Rama. Ky është berishizmi,” tha z. Bejko.

Për demokratin ish-prefekt të Beratit, z. Berisha dhe kryeqeveritari Rama e kanë shndërruar politikën në një teatër.

“Nuk mund të shkojmë në parlament të djegim karriget, stolat, të ndezim flakadanë, të qëllojmë gardistët. Prandaj berishizmit duhet t’i jepet fund një orë e më parë. Është një teatër për të cilin Rama ka krijuar të gjitha kushtet. E privoi opozitën nga e drejta për komisione hetimore dhe Berisha po e shfrytëzon këtë, ndërkohë që vitin e kaluar kur ngritëm një komision të tillë Bardhi-Alibeaj për hetimin e investimeve strategjike në bregdet, Berisha nuk e mbështeti dhe doli kundër… Berisha e ndihmoi Ramën, duke kaluar një buxhet në interes të oligarkëve të përbashkët, me të gjitha investimet e mëdha strategjike të përqendruara në katër duar me fondet e qeverisë shqiptare. Dhe del Berisha para disa ditësh dhe tha ‘e patë se ç’i punuam Edi Ramës?'” u shpreh Bejko. 

akuza edi rames Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.