Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundon plotësimi i formularit për ‘Sky ECC’ dhe ‘EncroChat’, Rrumbullaku: Asnjë efektiv nuk pranon se ka përdorur këto aplikacione

11:45 / December 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrumbullaku sky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe tek vetëpastrimi i policisë. Për plotësimin e formularëve, ai tha se janë mbledhur të gjitha, por askush nuk ka pranuar se ka patur Sky ECC apo EncroChat qoftë edhe për çështje pune.

Megjithatë për sa i përket këtyrë formularëve ka nisur edhe një analizë për secilin prej efektivëve. Rrumbullaku u shpreh se, ashtu si kreu i Spak Altin Dumani, ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të Sky ECC apo EncroChat, raporton gazetari Ervin Leka.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje me të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK. Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.

Po kështu po verifikohet edhe pasuria ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni. Hetim pasuroror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega.

Po kështu, SPAK ka vënë në sitë edhe pasuritë e disa zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit dhe policisë lokale, të cilët shfaqen në komunikimet e SKY. Për këta të fundit janë përcjellë letërporosi, për të marrë të dhëna shtesë që pritet t’i vijnë në ndihmë hetuesve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.