Dude Balja, deputetja e Kuvendit të Kosovës është bërë shpesh lajm në mediat rozë për linjat e saj trupore, duke qenë një ndër femrat më të bukura në politikë.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka tërhequr vëmendjen pasi është shfaqur me shami në kokë në një foto të postuar në rrjetet sociale.
“Gati për lutjen e natës”, shkruante ajo në diçiturën e fotos ku shfaqej si rrallëherë e mbuluar me shami, duke nisur kështu muajin e agjërimit.

