Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i është dhënë 6 orë leje për të marrë pjesë në një varrim.
Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme, pasi Beleri bëri kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të një familjari të tij. Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve shprehet se janë marrë masat për shoqërimin e Belerit, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit.
