Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia në kërkim të autorit, konflikti kishte nisur më herët

12:30 / January 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7812
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht se kanë kaluar dy ditë nga plagosja e Agim Jazajt, policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin 36-vjecarin Saimir Xhafa.

Informacionet e mbledhura edhe nga dëshmitarët nuk e kanë ndihmuar policinë për gjetjen e Xhafajt.

Policia ka dyshime se konflikti mes dy personave ka nisur më herët se ditën e ngjarjes, pasi sipas disa dëshmive, i plagosuri ka debatuar me fjalë me autorin Saimir Xhafa.

Hetuesit gjatë kontrollit të makinës së autorit nuk ka konstatuar sende të tjera të kundraligjshme e po ashtu edhe në banesën e tij në zonën e Kodrës së Prifiti.

Deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë dëshmi para hetuesve pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e qëndrueshme, dhe e ka të pamundur që të flasë. Por nga dëshmitë e tjera të administruara është zbuluar fakti se mes dy personave ka pasur njohje të mëparshme.

Ditën e ngjarjes të dy kanë qenë në xhaminë Xhura ku nga kamerat e sigurisë evidentohet fakti që ata komunikojnë në distancë më njeri-tjetrin. Më pas i pari që ka dal nga xhamia ka qenë 51 vjecari Agim Jazaj ku pasi ka mbaruar ritaulin e faljes në xhami ka qëndruar për disa minuta tek stolat. Pak çaste me pas nga xhamia del edhe autori Saimir Xhafa ku sipas policisë konflikti ka vijuar në rrugë, zonë kjo e pambuluar me kamera sigurie.

Sipas policisë, autori 36 vjecar i ka shkuar me armë në dorë 51-vjecarit ku fillimisht ka qëlluar në asfalt duke kryer qitje të çrregullta. Pas këtyre qitjeve dhe sherrit verbal autori ia ka drejtuar armën duke e qëlluar 3 herë Agim Jazajn. Pas të shtënave ai është larguar më armën e krimit e ndërsa të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga personat që ishin në afërsi të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.