Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në 3 muaj PS përjashtoi 29 deputetë. Cilët janë demokratët më të ndëshkuar?

14:23 / January 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 5 tetori deri në fund të dhjetorit, me anë të Sekretariatit të Etikës të mbledhur fizikisht dhe online, mazhoranca përjashtoi 29 deputetë të Rithemelimit, me në krye Sali Berishën dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin.

Pasi u pa që masa disiplionore me 10 ditë përjashtim nuk po e zmbrapste aksionin e pakicës, të majtët ndërmorën nismën duke e ligjëruar më pas në Parlament për të ashpërsuar dënimet deri në 60 ditë.

Në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, pas çdo seance plenare, të cilën opozita nuk e lejoi të zhvillohej normalisht duke ndezur tymueset dhe kthyer përmbys karriget. Në total, 29 deputetëve të cilën u shpallën fajtorë nga socialistët u janë hequr 623 ditë pune dhe page.

Më shumë i ndëshkuari mes të demokratëve rezulton Flamur Noka me 40 ditë përjashtim, dhe një kërkesë për 60 ditë, për të cilin ende nuk është marrë një vendim, por pritet të jetë i pari që do të inaugurojë rregulloren e re duke u penalizuar për ndezjen e tymuesve në seancën e fundit, me 60 ditë nga çdo punim i Parlamentit dhe komisioneve parlamentare gjatë 2024.

5 herë është përjashtuar edhe deputeti Bledion Nallbati, duke i hequr 50 ditë punë. Përveçse dënimit parlamentar, ndaj demokratit Nallbati  socialistët nuk janë mjaftuar vetëm me zbatimin e rregullores së vjetër por e kanë kallëzuar atë edhe në SPAK për përplasjen e tij fizike me kolegun e mazhorancës Vullnet Sina.

Edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka qenë në top 5 e deputetëve më të “goditur” nga PS përmes përjashtimeve, duke e shmangur atë për 50 ditë nga aksioni parlamentar i opozitës.

Një ndër gratë më aktive të PD ka qenë Albana Vokshi, e cila u dënua nga mazhoranca 4 herë me nga 10 ditë përjashtim. Të njëjtin fat 4 herë radhazi kishte edhe Saimir Korreshi, me përjashtimin e vetëm se dënimi i fundit u zbut në 3 ditë, me argumentin se kishte bërë “pak faj”.

Këtij aksioni përjashtimesh i kanë shpëtuar 33 deputetë opozitarë, 9 mbështetës të grupit Berisha-Bardhi, 11 nga radhët e aleatëve, si dhe dy deputetët Jorida Tabaku e Agron Shehaj.

Gjithashtu pjesë e kësaj liste shtohen edhe 11 deputetët që qëndrojnë në krah të Lulzim Bashës, të cilët jo vetëm që nuk u janë bashkuar aksionit kundër mazhorancës por në shumicën e seancave nuk kanë qenë fare të pranishëm në seanca.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.