Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 217.906 turistë në 2023

15:54 / January 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalaja 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit që lamë pas Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga një numër më i lartë turistësh krahasuar me 2022. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër në periudhën 1 Janar-31 Dhjetor 2023 ky monument kulture nga më të veçantët për vendin tonë por edhe më gjerë u vizitua nga 217.906 turistë vendas dhe të huaj, duke regjistruar 78.970 vizitorë më shumë krahasuar me vitin 2022.

Vazhdimisht Ministria e Kulturës e ka cilësuar kalanë e Gjirokastrës si një ndër monumentet më të vizituar në rang vendi. Përgjatë vitit të kaluar kalaja e gurtë u kthye në qendër të organizimit të aktiviteteve të shumta kulturore mes të cilëve mikpriti edhe Festivalin Folklorik Kombëtar.

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e kalasë pret me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare, në kuadër të organizimit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Kalaja e gurtë është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e UNESCO-s.

gjirokastres Kalaja vizituan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.