Kreu i Mossad ka lëshuar një kërcënim për ata që morën pjesë në sulmet vdekjeprurëse ndaj Izraelit vitin e kaluar.
“Sot ne jemi në grahmat e luftës. Dhe Mossad, sot si 50 vjet më parë, është e angazhuar për të larë hesapet me vrasësit që bastisën zarfin e Gazës [Izraelit jugor afër Gazës] më 7 tetor, me planifikuesit dhe të dërguarit e tyre. “tha David Barnea.
“Çdo nënë arabe duhet ta dijë se nëse djali i saj ka marrë pjesë direkt ose indirekt në masakrën e 7 tetorit, ai do të mbajë përgjegjësi”.
Rreth 1200 njerëz u vranë në sulmet e Hamasit më 7 tetor, sipas shifrave izraelite.