Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Siguria ushqimore, Rama: S’ka më ‘fute në shishe plastike e dil te rruga’

12:32 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama siguria ushqimore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është ndalur posaçërisht në sigurinë ushqimore dhe ndryshimet në Kodin Penal, duke thënë se nuk duhen ndëshkuar të gjithë fermerët e sipërmarrësit përsa i përket publikimeve të fundit mbi skandalet në sigurinë ushqimore.

“Dëgjojmë të thuhet se në Shqipëri hahet helm, kjo është e pavërtetë, sikundër është e dhimbshme të ndëshkohet sipas këtij perceptimi që ushqehet edhe nga media, fermerët shqiptarë, sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, që vitin e kaluar kanë eksportuar 300 mije tonë produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë kamion. Nëse ushqimet tona bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që vendi të kishte këtë trend pozitiv të eksporteve dhe të kalohej filtri rigoroz i BE”- tha Rama.

Lexo edhe- Nga siguria ushqimore, te dhuna dhe lojërat e fatit, ja çfarë ndryshon në Kodin Penal

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe gjithë solidaritetin që bëhet në rrjetet sociale, kundër policive bashkiake, që heqin nga rruga tregtarët ambulantë, apo fshatarët që shesin produktet e tyre jashtë cdo kontrolli e standardi.

“Kur policia bashkia nuk lejon të shesë në rrugë, është shumë e lehtë të thuash që po i heqin bukën e gojës, nuk është kaq e vështirë për të kuptuar se gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, që nuk përmbushin standardet, therjen e mishit jashtë standardeve bëhet në emër të shëndetit. Kur sheh se si policia nuk lejon fshatarët të shesin në rrugë, por në emër të mbijetesës shitet një produkt i rrezikshëm. Së pari marrin pjesë në kërcënimin që i bëhet shëndetit dhe së dyti nuk e shtyjnë atë kategori që të futen në një sistem tjetër e të në fund të ditës të fitojnë edhe më shumë. S’ka më fute në shishe plastike e dil te rruga”-tha Rama.

Rama shishe plastike siguria ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.