Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Rikthehet” sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet. Çfarë parashikon skema dhe kush ka detyrim për të paguar?

13:58 / January 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë vit qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Projektligji i cili u hodh për diskutim gjatë vitet 2023, pritet të finalizohet deri në shtator të 2024-ës.

Referuar programit analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyritm në Këshillin e Ministrave përgjatë këtij viti, i botuar në fletoren zyrtare, një ndër projektligjet që parashikohet të kalojë në 3 mujorin e tretë është sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet i cili ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe normave për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, me qëllim mbulimin e humbjeve finaciare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të drejtëpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit.

Projektligji i hedhur për konsultim parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit due do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Detyrimin për blerjen e policës së  sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.

Në rastet kur qytetarët refuzojnë të sigurojnë banesën, projektligji parashikon privimin e shërbimeve që jepen përmes e-albania.

Së fundmi Ministri i Financave, Ervin Mete ka dhënë më shumë detaje, ku ka theksuar që skema do të aplikohet përmes një primi bazik që ofron mbrojtjen e parë për të gjithë të siguruarit, të cilët më tej mund të marrin sigurim vullnetar tek kompanitë private,  dhe se do të ketë përjashtime për disa katgeori në nevojë, për të cilat primin do ta marrë përsipër ta paguajë buxheti i shtetit.

Projektligji fillestar është konsideruar kufizues nga dhomat e bizneseve dhe ekspertët e ekonomisë, pasi mbulon vetëm tërmetet deri në 5 ballë dhe jo fatkeqësitë e tjera natyrore. Nga ana tjetër është këkëruar të specifikohen rastet kur banesat janë të siguaruara për shkak të kredive bankare, në mënyrë që mos paguhen dy prime sigurimi ose qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.