Një zjarr ka rrezikuar jetën e pjestarëve të familjes Çela në lagjen “Pjetër Budi” Burrel.
Mësohet se pak minuta më parë Policia është informuar se flakët e zjarrit kanë pushtuar banesën e A.Çelës, në katin e pestë të pallatit, pranë Këndit të Lojërave.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit, efektivët e Policisë së Rendit dhe ato të Policisë Bashkiake si dhe punonjës të pushtetit vendit.
Fillimisht janë nxjerrë nga shtëpia të gjithë pjestarët e familjes, pa pësuar lëndime dhe pastaj janë bërë përpjekje për të shuar zjarrin.
Burime pranë shtabit të emergjencave civile në Bashkinë Mat bënë me dije se ka vetëm dëmtime të orendive e materialeve të tjera.
Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.