Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rasti i rëndë në Durrës, Balla: TikTok-u, shpërndarës i pakontrolluar i dhunës

18:38 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8014
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare varu veten pasi iu publikuan video denigruese në rrjetin social Tik Tok.

Balla tha se është situatë emergjente e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe Tik Toku po kthehet në shpërndarës të pakontrollues të dhunës, duke dëmtuar shoqërinë.

“Janë referuar në Prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Pra të dashur miq, jemi në kushtet, do ta quaja unë, të një situate emergjente, e cila kërkon një adresim të menjëhershëm, dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e ligjit.

Kjo arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar do ta quaja unë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qofshin këto aktorë të institucioneve shtetërore, por dhe të shoqërisë civile, edhe të medias. Sepse duhet ta pranojmë, nuk flas për mediat tradicionale, por ka tani elementë të rinj të mediave dhe unë të paktën në këtë aspekt jam shumë i qartë për rolin shkatërrues të TikTokut, si shpërndarës i pa kontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë.

Por na duhet që numrin e lartë të viktimave të fillojmë ta trajtojmë, dhe këtu pastaj për mua ka një moment thelbësor, sa prej këtyre viktimave janë trajtuar dhe kanë marrë asistencë, mbështetje, mbrojtje dhe  kanë marrë trajtim.”-u shpreh Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.