Banorët e qytetit Kamyshlov në Uralet ruse janë frikësuar nga disa të shtëna me armë zjarri automatike. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës dhe për habinë e të gjithëve, personi që qëlloi në ajër ishte një ligjvënës kombëtar.
Menjëherë në rrjetet sociale janë publikuar video të kësaj ngjarjeje. Dikush nga filmuar nga brenda një apartamenti, e në video shfaqet një grup njerëzish që qëndron në oborrin e prapmë të një shtëpie dhe papritur një prej tyre qëllon disa herë në ajër.
Por pasi videot e kësaj ngjarje filluan që të bëheshin virale në internet, Dmitry u detyra të pranonte gabimin.
“Thjesht mu dha një armë…Nuk mendova se do të kishte probleme me këtë”, tha ligjvënësi, duke shtuar se arma i përkiste një politikani lokal.
“Çdokush bën idiotësira nganjëherë”, ka shtuar Ionin duke pranuar se kishte bërë gabim, megjithëse nuk ishte proceduar nga policia.
