Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Mësoni kush është Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës për 2019

14:10 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oslooslo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian shpalli kryeqytetin norvegjez Oslo, si “Kryeqytetin e Gjelbër” evropian për 2019-n, falë përpjekjeve për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm. Ndër arsyet për dhënien e çmimit, është përpjekja e Oslos për ruajtjen e natyrës dhe rindërtimin e rrjetit ujor.

“Njerëzit duan ajër të pastër, duan qasje në natyrë dhe duan paqe, madje edhe në qendër të qytetit”, tha Carmen Vella, Komisionere Europiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin.

“Vendosmëria juaj për të përmirësuar infrastrukturën e transportit, për të mbrojtur habitatet dhe për të inkurajuar përdorimin e biçikletave dhe automjeteve elektrike do të bëjë pikërisht këtë, me përfitime të sinqerta për qytetarët”, shtoi ajo.

Oslo ka njoftuar se deri në vitin 2020, ajo do të reduktojë emetimet e gazit me 50 përqind krahasuar me 1990.

Në përpjekje për të arritur këtë, kryeqyteti norvegjez ka orientuar vëmendjen e tij në trafik pa lëshuar substanca të dëmshme dhe në vitin 2016 ka prezantuar një “buxhet të klimës” që kontrollon emetimet e dioksidit të karbonit.

Këshilltari i Qytetit, Marie Nguyen Berg e Partisë së Gjelbër theksoi rëndësinë e rolit të qyteteve në reduktimin e shkarkimeve të gazrave që kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

Politikat më të mira ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit për të ardhmen dhe “i bëjnë qytetet më të mira për jetesë” – tha ajo.

Monica Maeland, ministre për vetëqeverisje lokale dhe modernizim, vuri në dukje se automjetet elektrike përbëjnë një të tretën e të gjitha makinave të reja në Oslo.

Çmimi europian i “Kryeqytetit të Gjelbër” jepet që nga viti 2010, dhe në vitin 2016 ky çmim u fitua nga kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjanë

evrope gjelber Kryeqytet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana mes destinacioneve më ekonomike për pushime në Evropë në 2026

20:59 / May 26, 2026

Policia e Tiranës aksion “blic” antidroge në kryeqytet, lëshohen mbi 30 urdhër-arreste

12:30 / April 21, 2026

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të kryeqytetit

11:27 / April 1, 2026

Pesë raste dhune, përndjekjeje dhe kërcënimesh ndaj vajzave në kryeqytet

11:31 / March 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.