“Lumi i Pesë Ngjyrave” në Kolumbi nga qershori deri në nëntor, muajt midis stinëve të lagështa dhe të thata, bimët e lumit krijojnë një shfaqje shumëngjyrëshe. Ky lum
ndodhet në parkun nacional Serranía de la Macarena, në provincën e Meta dhe është i gjatë 100 km. Ky “ylber ujor” është një nga mrekullitë më spektakolare natyrore në Amerikën e Jugut.
Ngjyrat prodhohen gjatë procesit riprodhues të bimëve ujore të quajtura Macarenia clavigera.Gjatë sezonit të thatë, lumi mbyllet për publikun për të lejuar që ekologjia e zonës të rigjenerohet nga ndikimi i vizitorëve. Në shtratin e lumit krijohet ngjyra e kuqe e ndritshme, ajo e verdhë, jeshile, blu dhe e zezë gjatë periudhës kur kushtet e motit janë të përshtatshme.






