Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

16:29 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10 kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2024 ka nisur shumë mbarë për shtetin e Kosovës. Liberalizimi i vizave po pason me një sërë zhvillimesh të tjera pozitive.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar ditën e sotme se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njohin pasaportën e Kosovës dhe si rrjedhojë shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt këtij shteti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bislimi shkruan se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DG Home) ka njoftuar se tashmë Spanja njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në renditjen botërore. Kështu nga vendi i 91-të që ishte deri para liberalizimit të vizave, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta e Kosovës renditet e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në renditjen botërore. Kështu nga vendi i 91-të që ishte deri para liberalizimit të vizave, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta e Kosovës renditet e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

kosoves pasaportat spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.