Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Shumë të pavërteta për mua”, Mancini: Arabia Saudite është sfida e jetës

17:28 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mancini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roberto Mancini vendosi të largohej para disa muajve nga drejtimi i Italisë për të marrë përsipër rolin e trajnerit tek kombëtarja e Arabisë Saudite. Një gjest i cili u kritikua jashtë mase duke qenë pjesa më e madhe e interpretuan këtë lëvizje si një tradhti të Italisë për paratë e arabëve.

Së fundmi, Roberto Mancini në një intervistë të gjatë për “Libero” theksoi se për të janë shkruar shumë të pavërteta ndërsa shtoi se Arabia Saudite është sfida më e madhe në karrierën e tij.

“Këtu në Arabi gjithçka është ndryshe nga Europa, por kam në dispozicion një kombëtare që po përmirësohet dita-ditës. Ka shumë lojtarë të mirë, por ndryshimi kërkon kohë.

Po e nisim nga zero, e megjithatë kam gjetur një grup lojtarësh që kërkon të përmirësohet. Padyshim që kjo për mua është sfida më e madhe në karrierë, por njëkohësisht është edhe sfida më tërheqëse dhe stimuluese.

A i prisja kritikat pas largimit nga Italia?

I kuptoj reagimet e tifozëve të cilët nuk janë dakord me zgjedhjen time, por unë u kushtëzova nga disa gjëra të cilat nuk shkruhen në media. Për këtë më vjen më shumë keq.

Kur flasim për profesionistë, atëherë edhe largimi nga një detyrë bën pjesë në jetën e një profesionisti. Sa herë janë shkarkuar trajnerë edhe pse kanë bërë një punë të shkëlqyer?!

Trajnerët mund të shkarkohen, por edhe të largohen vetë. Kjo është diçka normale dhe pjesë e këtij zanati”, u shpreh Mancini.

Arabia Saudite Italia mancini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.