Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjendet videoja në celularin e Xhemal Lokës! Nëna e 4 fëmijëve e vetëvrarë, dhunohej nga bashkëshorti

19:05 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bedrie loka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia.

Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video. Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë. I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin TikTok.

Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeccarit dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeçare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10-vjeç.

Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok.

Bedrie Loka Video xhemal loka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.