Policia e Shkodrës ka arrestuar një të moshuar, pasi qëlloi me armë gjahu drejt tre të rinjve.
83-vjeçari qëlloi nga kati i pestë i banesës së tij, drejt tre të rinjve që po qëndronin në rrugë.
Dyshohet se 83-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit dhe pas mbërritjes së policisë ka refuzuar të dorëzohej.
