Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Myftiu Gurra: Ja pse Ramazani është i veçantë për çdo individ

15:18 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli gurra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” shpjegoi se përse Muaji i Ramazanit është i veçantë për çdo individ. Gurra tha se Ramazani është përmendorja e lirisë së besimtarëve.

“Ramazani është përmendorja e lirisë së besimtarëve. Muaji i Ramazanit është përkushtim dhe mirënjohje ndaj Zotit. Një nga 8 dyert e parajsës ka emrin e asgjëruesve. Ramazani është i veçantë për çdo individ. Zoti lutet që çdo njeri të mund të jetë gjallë, të mund ta arrijë shëndoshë e mirë këtë muaj të shenjtë”, tha Gurra.

Ylli Gurra nënvizoi se sugjerohet që të gjitha moshat të mbajnë agjërim për Ramazanin, ndërsa shtoi se një praktikë e tillë shton dashurinë në familje e më tej në shoqëri.

“Për të agjëruar, të gjitha moshat sugjerohen, madje duke nisur nga ata 8 apo 9 vjeç. Ka gjithëpërfshirje të moshave dhe gjinive. Nuk përfshihen ata persona që janë të sëmurë ose e kanë të pamundur. Sigurisht që agjërimi mbahet më  shumë nga të rriturit, por sugjerohet që prindërit t’ju sugjerojnë fëmijëve që kur janë 8 a 9 ose 10 vjeç. Ndoshta fillimisht mund të mbajnë pak orë agjërim, ose vetëm Natën e Kadrit. Kjo do të vlente për vetëpastrim shpirtëror dhe për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme të muajit të shenjtë të Ramazanit”, vlerësoi myftiu Gurra.

Myftiu Ylli Gurra shpjegoi gjithashtu se Muaji i Ramazanit nuk është ekskluzivitet i besimtarëve myslimanë, por se atë e kanë edhe fe të tjera si krishtërimi dhe hebrenjtë, të cilët zgjedhin po ashtu të vetësakrifikojnë për Zotin, por me orare të tjera.

Gurra bëri thirrje ndaj çdo individi se do ta sugjeronte agjërimin, për pastrim shpirtëror të njerëzve, për të ngjallur ndjesinë e ndihmës ndaj të tjerëve, për të respektuar tjetrin, për të ndarë mesazhin e dashurisë njerëzore dhe paqes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.