Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Balluku pranon që Veliaj dëmtoi interesat e shtetit”, Belind Këlliçi i PD-së nxjerr shkresën

11:49 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1704882843xwhatsapp image 2024 01 10 at 111753 782
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike së Rithemelimit, Belind Këlliçi ka hedhur akuza në drejtim të SPAK, sa i përket hetimeve për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke thënë se “prokurori i çështjes refuzon të shohë provat që implikojnë kryebashkiakun Erion Veliaj”.

Referuar një deklarate të Belinda Ballukut dhe shkresave që janë shkëmbyer mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë konçensionin e inceneratorit të Tiranës, Këlliçi nënvizon se zv/kryeministrja fakton në cilësinë e Autoritetit Kontrator, “se Erion Veliaj ka cënuar palën shtet”. Sipas Këlliçit, do mjaftonte vetëm kjo fjali që sot kreu i bashkisë së Tiranës të ishte personi kryesor i hetuar për këtë aferë korruptive.

“Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës. Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.

Kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë. Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cenimit e interesave të palës shtet”.

Më tej, ish-rivali i Veliajt shprehet se kryebashkiaku është pronari real i inceneratorit të Tiranës, “i cili me urdhrat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë”.

balluku veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.