Policia belge në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë vënë në pranga 18 persona, 12 prej të cilëve janë shqiptarë, të cilët funksionin si organizatë kriminale duke trafikuar armë dhe drogë nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë; Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani.
