Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e 11 Majit/ Bardhi: Merrni edhe socialistët, 3 gjërat që ka fituar PD-ja nga 3 muaj tubime

16:16 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në degën nr. 4 në kryeqytet, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 majit para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama.

 “Mos ngurroni të kontaktoni edhe socialistë, edhe njerëz pa parti . Trokisni në çdo derë, sepse shumë prej tyre janë të zhgënjyer dhe kanë dyfish arsye për të protestuar deri në largimin e atij që keqpërdori besimin e tyre, i mashtroi dhe i vodhi. Edi Rama ka 21 vjet në politikë, por ai është një nga politikanët me më shumë eksperiencë politike që i ka dhënë më pak Shqipërisë.  Sa herë ka qeverisur, ka bërë vetëm dëme“.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se këto 3 muaj betejë përkrah qytetarëve dhe pa imunitet parlamentar, kanë sjellë 3 efekte pozitive.  “Zëri i shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci të vërtetë europiane është dëgjuar në mbarë botën, besimi tek PD është rritur si kurrë me parë dhe, paralelisht me të, është rritur frika tek Edi Rama, i cili e di më mirë se kushdo se pushteti i tij kriminal është drejt fundit.

Sot i vetmi që ka frikë është Edi Rama. Në një kohë kur BE kërkon luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend që të forcojë masat ndëshkuese për të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar, ka një javë që flet se sa do ta shtojë dënimin për ata që protestojnë. A thua se po tremb ndonjërin nga ju.

Përgjigjen më të bukur ia dha një i ri nga Lezha, që i bashkohej Partisë Demokratike. Nuk ishte më shumë se 25 vjeç. Ai i tha Edi Ramës se nuk tremb askënd me burg dhe nëse do të duhet që për demokracinë unë ai të shkojë në burg,unë – tha i riu- jam i pari që do të shkoj në burg
“- u shpreh Gazment Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.