Në një analizë të gjatë, media “The Economist”, shkruan se dhuna është përhapur në të gjithë Ekuadorin. Ngjarjet u vunë në lëvizje më 7 janar, kur rojet e burgut La Regional në Guayaquil, qyteti më i madh i Ekuadorit, zbuluan se Adolfo Macías, bosi i bandës së drogës Los Choneros, nuk ishte në qelinë e tij. Ai po vuante dënimin me 34 vjet për vrasje dhe trafik droge. Anëtarët e bandave në burgjet anembanë vendit filluan trazirat ndërsa u përhap lajmi për arratisjen e tij. Në rrjetet sociale qarkulluan video, ku shiheshin gangsterët që merrnin peng rojet e burgut dhe i qëllonin. Disa u vranë.
Të nesërmen Daniel Noboa, presidenti i Ekuadorit, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe vendosi një shtetrrethim natën. Ai e dërgoi ushtrinë për të marrë kontrollin e burgjeve. Bandat luftuan përsëri në rrugët e qyteteve në të gjithë vendin, duke shpërthyer bomba, duke djegur makina dhe duke rrëmbyer policë.
Në shkrim përmendet edhe mafia shqiptare, që sipas ”The Economist” ka zgjeruar prezencën edhe në Ekuador. Një fluks kaq i shpejtë i krimit të organizuar ndërkombëtar u lehtësua nga ekonomia e dollarizuar e Ekuadorit dhe nga kërkesat e dobëta të vizave për të huajt. Anëtarët e bandave ekuadoriane si Macias janë bërë mbretër. Los Choneros dhe bandat e tjera lokale mendohet se e kanë armatosur veten me armë të bartur nga mbrojtësit e tyre meksikanë për dërgesat e kokainës.
Bandat ekuadoreane kanë gjeneruar rrjedhë të parave duke krijuar një themel fitimprurës në Evropë, ku konsumi i kokainës po rritet. Rruga më e ngarkuar e trafikut të kokainës në botë sot shkon nga Guayaquil në portin e Antëerp në Belgjikë, sipas Chris Dalby nga World of Crime, një grup hetimor me bazë në Holandë.
.Korrupsioni i këtij lloji është i përhapur. Në vitin 2023, policia filloi të hetonte disa zyrtarë qeveritarë për lidhje me mafian shqiptare. Muaj më vonë i dyshuari kryesor u gjet i vdekur. Në vitin 2022, 25 zyrtarë të forcave ajrore u dënuan për sabotimin e pajisjeve të radarëve që monitoronin aktivitetin e bandave të drogës në hapësirën ajrore të Ekuadorit.