Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau kunatin pasi i abuzoi vajzën prej 9 vitesh, policia greke dënon veprimin e babait shqiptar

11:04 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1704959333 finalprojekt.01155906.Still101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëgjyqësia që babai 50-vjeç Fatmir Tarellerai kreu në qytetin e Volos në Greqi, duke ekzekutuar kunatin që i përdhunonte të bijën prej 9 vitesh, ka marrë vëmendje maksimale të mediave. Veprimi është komentuar dhe nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidou, e cila duke folur për MEGA, dënoi veprimin e 50-vjeçarit. Ajo theksoi se nuk mund të veprohet vullnetarisht për zgjidhjen e konflikteve, por qytetarët duhet t’i drejtohen autoriteteve.

“Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta, ka polici dhe drejtësi greke, ne jetojmë në një shoqëri të civilizuar. Ai mund t’i drejtohej organeve të policisë dhe të ndiqte procedurën. Nga momenti i dëshmisë të 18-vjeçares, policia do të kryente të gjitha veprimet hetimore për të faktuar pretendimet dhe për të vënë autorin përpara përgjegjësisë”, tha Dimoglidou.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1704959333 finalprojekt.01155906.Still101
    Abuzonte me të miturën prej vitesh, 33-vjeçari hynte lirshëm në shtëpinë e saj! Ja si babai zbuloi faktet tronditëse

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares, Erjon Pelivani, vëllai i njerkës së saj, e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve. Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar drejt shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë. Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

Erjon Pelivani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.