Një tjetër grup kriminal shqiptar me bazë në Antwerp të Belgjikës, akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine. Mes të arrestuarave është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar. 51-vjeçari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it.
Në këtë biznes mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës. Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.
Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli. Në këtë aksion koordinuar edhe me policinë shqiptare u angazhuan 275 efektivë të policisë belge, ndërsa u prangosën 18 persona, mes tyre 12 shqiptarë.
