Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja me snajper e 22-vjeçarit, ka të arrestuar në Vlorë

12:09 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gezim Sinomati 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit. Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar.

Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe 3 vite e 2 muaj të tjerë. I njohur ndryshe me nofkën “buzederr”, ish-pjesëtar i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

I riu u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra

Gëzim Sinomati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.