Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardhi bojkoton Konferencën e Kryetarëve, por shkon Jorida Tabaku. PD-ja vijon të përçahet më shumë

13:24 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Por Gazment Bardhi, i cili është kreu i grupit parlamentar i PD-së dhe në krah të Sali Berishës, ka bojkotuar këtë seancë në vazhdë të aksionit në Kuvend, ndërsa e pranishme do të jetë Jorida Tabaku, e cila muajt e fundit nuk është pozicionuar tek asnjë grup. Kjo e fundit, në nisje të seancës ka deklaruar se pjesëmarrja e saj është në dakordësi me grupin e PD duke qenë se do të diskutohet edhe për çështjen e integrimit.

Postimi i plotë

Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera.

Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. Shqipërisë i duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi! Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore. Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026

“Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon”/ Rama: Sulmi ndaj bankave, skenar djallëzor. Zbulojmë të maskuarit përmes teknologjisë

12:23 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.