Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rinis punën Këshilli Ekonomik Kombëtar, ngrihet Shtëpia e Biznesit. Pjesë edhe kryeministri Rama

12:33 / January 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 01 12 at 12.00.39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit.

KEK do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme me qëllim marrjen dhe përthithjen e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë. Përmes Sekretariatit të tij, Këshilli Ekonomik Kombëtar do të bëhet pika hyrëse e adresimit të problematikave, të shqetësimeve që biznesi ka në kryerjen e aktivitetit të përditshëm.

Përveç drejtuesve dhe anëtarëve të KEK në mbledhje morën pjesë edhe personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilëve të pranishëm online; përfaqësues të organizatave të biznesit dhe të ftuar të tjerë të fushës. Gjatë mbledhjes, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj komunikoi edhe risinë e ngritjes së Shtëpisë së Biznesit, një strukturë e posaçme, që do të shërbejë ndër të tjera edhe si pikë takimi e sekretariateve teknike që do të krijohen në vijim.

“Shtëpia e Biznesit, e cila ndodhet në krah të Kryeministrisë, në një nga kubat e piramidës do të shërbejë si një shtëpi, ku ne, jo vetëm do të mirëpresim bizneset për adresimin e problematikave të tyre, por do të shërbejë edhe si vend për takime të përjavshme të sekretariateve teknike që do të ngrihen në vijim të Këshillit Ekonomik Kombëtar”,-u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Teksa shtoi duke iu drejtuar pjesëmarrësve “Ky besoj është vetëm fillimi i një strategjie të ndërveprimit dhe të komunikimit dhe harmonizimit të iniciativave ligjore dhe nënligjore që qeveria do të marrë në vijim me qëllim marrjen e dijes që gjendet në të gjitha bizneset që ju drejtoni dhe në të gjitha shoqatat që ju drejtoni. Ne do të mund të krijojmë një platformë model të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.