Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënkryetarja e Kuvendit: Ligji për ‘Hetimoren’ nuk shkel asnjë rend kushtetues

21:39 / January 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermonela felaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, në një intervistë televizive është treguar e prerë me opozitën ku u shpreh se mazhoranca nuk do të bëjë as edhe një negociatë apo kompromis me opozitën në parlament për komisionet hetimore, ajo shtoi më tej se kërkesa e opozitës për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore nuk shkel asnjë rend kushtetues.

“Partia Socialiste nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë negociatë apo kompromis me opozitën në parlament për komisionet hetimore, që përbën një nga arsyet kryesore pse opozita ka ndërmend të vazhdojë protestat për të bërë të pamundur një jetë normale parlamentare. Komisioni Europian ka kërkuar dialog brenda parlamentit, por unë nuk e kuptoj si një ftesë ndaj maxhorancës, por si ftesë ndaj palëve. Dhe palët duhet të pozicionohen në mënyrë të tillë që të vendosen në kushte dialogu. Por dialog nga frëngjitë dhe istikami nuk besoj se bëhet.

Ndërsa sa i përket ligjit për komisionet hetimore, nuk kam asnjë dyshim, sepse nuk ka asnjë moment aty që ta bëjë ligjin antikushtetues. Jam 100% e sigurtë për përmbajtjen e ligjit dhe nuk pres që të ketë surpriza nga Presidenti.

Ky ligj, si çdo ligj tjetër, do të kalojë atë filtër që përcakton Kushtetuta dhe këtu PS nuk ka si të vendosë pengesë ndaj Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo tjetër”- theksoi Ermonela Felaj. Nënkryetarja e Kuvendit tha se nuk kishte dijeni për një informacion sipas të cilit Departamenti i Shtetit i ka shprehur rezerva autoriteteve më të larta qeveriëse për ndryshimet në ligjin për komsionet hetimore.”, tha Ermonela Felaj.

ermonela felaj hetimorja ligji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.