Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja Koçiu apel për kryerjen e vaksinës ndaj gripit: 31 qendra shëndetësore, shërbim 24 orë në të gjithë vendin

17:25 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana kociu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apeloi sot që grupet e riskuara si pasojë e virozëve të stinës së dimrit, të kryejnë falas vaksinën kundër gripit.

“Vaksina kundër gripit vijon të kryhet falas në qendrat shëndetësore për grupet e riskuara, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu deklaron se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar që krahas 4 qendrave shëndetësore 24/7 në Tiranë për urgjencat pediatrike, edhe 31 qendra shëndetësore në të gjithë vendin të jenë në shërbim 24 orë, edhe gjatë fundjavës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët mund t’i drejtohen mjekut të familjes pranë vendbanimit, pa patur nevojë të shkojnë në spital”.
Gjithashtu, Koçiu u bëri thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit dhe të ndjekin këshillat e mjekut në këtë periudhë virozash për të shmangur komplikacionet në shëndet.

Ministrja publikoi edhe apelin e mjekes pediatre pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në kryeqytet, Adriana Cenko.

“Periudha vjeshtë-dimër është e ngarkuar me viroza të ndryshme. Një nga virozat kryesore që dominon në këtë periudhë është gripi. Gripi lë komplikacionet e veta në sistemin pulmonar, tek fëmijët, tek sinuset tek fëmijët mbi 7 vjeç. Për të parandaluar këto komplikacione, unë si mjeke pediatre këshilloj vaksinimin e fëmijëve nga 6 muaj në 18 vjeç. Gripi prek dhe moshat e treta, kështu që këshilla ime është vaksinimi”, tha mjekja pediatre.

Mjekja pediatre apelon që “për këtë periudhë që është periudhë virozash, këshilloj nënat që në qoftë se fëmijët e tyre kanë shenjat e një viroze, mireqënia për t’u kujdesur për fëmijët tuaj është dhënia e suprave me zarzavate, lëngjeve, frutave të freskëta dhe nxjerrja në ajër të pastër”.

Reagimi i plotë:

#ZgjidhJetënVaksinohu

Vaksina kundër gripit vijon të kryhet falas në qendrat shëndetësore për grupet e riskuara, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar që krahas 4 qendrave shëndetësore 24/7 në Tiranë për urgjencat pediatrike, edhe 31 qendra shëndetësore në të gjithë vendin të jenë në shërbim 24 orë, edhe gjatë fundjavës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët mund t’i drejtohen mjekut të familjes pranë vendbanimit, pa patur nevojë të shkojnë në spital.

Mos neglizhoni shenjat e gripit dhe ndiqni këshillat e mjekut tuaj në këtë periudhë virozash për të shmangur komplikacionet në shëndet.

albana kociu Gripi vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.