Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protesta në Sllovaki/ Qeveria kundër Prokurorisë Speciale, synohet shkrirja e saj

19:26 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sllovaki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë opozitare të Sllovakisë kanë dalë në rrugë kundër planeve të kryeministrit për të shpërbërë Prokurorinë Speciale të vendit. Institucioni ka në fokus korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Aktualisht po trajton disa raste që përfshijnë partinë e vetë kryeministrit Robert Fico.

“Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Sepse në thelb Kryeministri po korrupton sistemin gjyqësor këtu”, tha një nga protestuesit

Robert Fico u bë kryeministër për herë të katërt vjeshtën e kaluar.

Kritikët thonë se fushata e tij ishte e mbushur me retorikë pro-ruse dhe anti-ukrainase, si dhe me Retorikë anti-amerikane dhe kundër emigracionit. Ai gjithashtu akuzohet për sulme të ashpra ndaj organizatave jo-qeveritare dhe mediave.

Sllovakia renditet e 50-ta nga 180 vende në Indeksin Global të Korrupsionit. Pozicioni më i mirë i saj në 10 vjet, pohojnë ekspertët. Gjithsesi, ata mendojnë se nuk ka shumë për t’u krenuar.

Xénia Makarová, Analiste dhe zëdhënëse, OJQ Zastavme Korupciu, deklaroi: “Korrupsioni publik në Sllovaki ndodh pikërisht në fushat në të cilat fokusohet Fondacioni ynë, përkatësisht prokurimet publike, konflikti i interesave të politikanëve kur ata vënë interesat e tyre para interesit publik dhe korrupsioni. Pikërisht në këtë fushë ka pasur goditjet më të mëdha të policies ne vitet e fundit dhe disa nga këto çështje të ndjeshme politikisht, janë tashmë para gjykatave. Dhe është treguar se korrupsioni ka arritur deri në nivelet më të larta të politikës”.

proteste Qeveria Sllovaki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mashtrim me investime të rreme në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

22:41 / November 11, 2026

Vance ka pak shanse si pasardhësi i mundshëm i Trump, ja kush pritet të kandidojë për president të SHBA

22:03 / November 11, 2026

Ndërron jetë papritur ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev, në moshën 66-vjeçare

20:18 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.