Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat serbe: Serbia arreston shtetasin e vet, e akuzon për spiunazh për Shërbimin Informativ Shqiptar

20:30 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë shkruajnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave thuhet se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarë të Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin dhe serbët në Kosovë për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, shkruan radio serbe B92 në gjuhën serbe.

Në vijimësi të hetimeve dhe mbledhjes së provave materiale pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD. Kamera është gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.

Ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.

Agjencia për Sigurinë dhe Informacionit BIA do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe nuk ka dyshim se në territorin e Serbisë është rritur ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të inteligjencës dhe të gjitha agjencive të tjera nga jashtë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si reagim pas arrestimit në fjalë vijon media serbe. 

Më tek shtoi se ka marrë një raport më të gjerë lidhur me rastin, se i takonte BIA-s, Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin të hetonte rastin.

Ai gjithashtu akuzohet se ka vendosur kontakte me Shërbimet e Inteligjencës në Kosovës dhe ishte i angazhuar për të mbledhur të dhëna relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike për Serbinë, të cilat ishin në interes të shërbimit secret në Shqipëri, informon agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Serbia shish spiunazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.