Dy helikopterë ‘Black Hawk’, të cilësuar si më të mirët në botë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook, ku theksohet se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë si dhe për mbështetje logjistike të NATO-s për operacione e stërvitje.
“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbërritjen e këtyre helikopterëve si një investim shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit. Ai shkroi në facebook se investimi i bërë në bashkëpunim me SHBA-të, ka prioritet madhor mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjetet sociale shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-ve dhe theksoi se helikopterët e rinj janë një investim i rëndësishëm për Forcat e Armatosura të vendit.
Çfarë janë helikopterët “Black Hawk”?
Helikopteri UH-60 Black Hawk është avioni kryesor i transportit dhe sulmit ajror i Ushtrisë Amerikane me ngritje mesatare.
Është një helikopter i shërbimeve me ngritje të mesme me dy motorë. Ai është i pajisur me një rotor të vetëm me 4 tehe dhe një rotor bishti me 4 tehe.
Komplementi bazë i ekuipazhit për UH-60A është tre: pilot, bashkë-pilot dhe shefi i ekuipazhit.
Tehet e rotorit me bërthamë titan janë rezistente ndaj zjarrit AAA (artileri kundërajrore) deri në 23 mm dhe janë të pajisura me sensorë nën presion të aftë për të zbuluar humbjen e presionit të rotorit (dëmtimi).