Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova në Këshillin e Evropës brenda vitit 2024

13:22 / January 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Council of Europe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Planet e perëndimorëve janë që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në organizatën më të madhe në Evropë, para zgjedhjeve për europarlamentarët të qershorit dhe zgjedhjes së liderëve të rinj në këto institucione. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka përkrahjen e disa prej vendeve më të fuqishme, përfshirë edhe Britaninë e Madhe në këtë organizatë me 46 shtete anëtare.

Më 16 mars 2022 Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës (KiE) për shkak të agresionit në Ukrainë, kjo automatikisht i ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim në KiE. Në muajin prill të vitit të kaluar, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës pranoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Nga 46 anëtarët, 33 shtete ishin pro. Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar Dora Bakoyannis raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë që të hartojë raportin gjithëpërfshirës konsultativ për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili e dërgon në senacën plenare të Asamblesë Parlamentare të KiE. Asambleja Parlamentare ka caktuar edhe dy juristë të cilët do të bëjnë një raport vlerësimi për Kosovën.

Pritet që delegacioni i Serbisë që do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare në Strasburg më 22-26 janar të lobojë kundër Kosovës. Parlamenti i Kosovës përfaqësohet me një delegacion me disa deputetë me të drejtat e vëzhguesit pa të drejte vote, por që kanë mundësi të flasin në seancat e Asamblesë.

Lihtenshtajni mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Ministrave të KiE që do të pasohet nga Lituania që do e drejtojë organizatën nga data 17 maj deri më 9 nëntor 2024. Pas rekomandimit pozitiv të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, atëherë Këshilli i Ministrave të KiE-së duhet të vendosë me 2/3 pro anëtarësimit të Kosovës.

Sipas burimeve tona në Strasbug, Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, është e qartë se po ndjek procedura të përshpejtuara në rastin e Kosovës. Është e qartë se pavarësisht argumenteve të Serbisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, politika dhe sjelljet e disa shteteve do të luajnë rol të madh. Për të pranuar anëtarë të rinj, kërkohet 2/3 e votave në Asamblenë e Parlamentare. Nëse Kosova arrin sukses me aplikimin për të qenë anëtare në Këshillin e Evropës, kjo do të sillte shumë përfitime për Kosovën dhe qytetarët e saj sidomos në ndjekjen e çështjeve në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.

Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.