Policia greke ka hapur portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë. Në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock. Vangjelis Zabunis nuk mundi t’i përdorë armët dhe t’i shpëtojë atentatit.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit.
Policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet të braktisur, i cili mendohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda tij u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë. Vangjelis Zabunis ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke.

