Sot në orën 17:00 do të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit. Deputetët i kthehen punimeve të Kuvendit me një rregullore të re me përjashtim deri në 60 ditë, por grupi i Gazment Bardhit dhe deputetët e Sali Berishës, do të vijojnë me strategjinë e përpjekjeve për bllokimin e seancave. Sali Berisha zhvillimet do ti shohi nga banesa, pasi është në izolim.
Pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Lexo edhe :
Related Posts
Ligjvënësit lanë pas një sesion mes kaosit, flakadanëve dhe disa nismave ligjore që presin 84 vota. Peng i bashkimit të kartonëve janë amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetuesen” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit, por edhe Reforma Zgjedhore. PS ka shtrirë dorën që të bashkohen votat për amnistinë penale.
Pritet që me largimin e Berishës nga karrigia e kuvendit, Lulzim Basha të kthehet në ulësen e tij teksa ka edhe 3 projektligje të depozituara, dhe roli i tij pritet të zbulohet në këtë sesion të ri parlamentar.