50-vjeçari i cili vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën prej 9 vitesh, do të dalë këtë të hënë para gjykatës ku do të kërkojë edhe falje. Sipas avokatit Alexis Kouya, klienti i tij thotë se klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por të që ai të rrëfente ngjarjen.
”Nuk kisha ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, citohet të këtë thënë 50-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivanin, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.